Hemangjomat janë lezione beninje, vaskulare që mund të paraqitet klinikisht nga nje njolle e kuqe deri ne formen e nodusit. Ngjyra e tyre zakonisht varion nga e kuqja e ndritshme në blu-vjollcë. Ato janë lezionet më të zakonshme të lëkurës që ndodhin tek foshnjat.
Hemangjomat karakterizohen nga sjellja e tyre tipike; duke shfaqur rritje të shpejtë gjatë muajve të parë të jetës, e ndjekur nga nje zbehje dhe ngushtim i ngadaltë dhe spontan kur fëmija rritet.