Cdokush mund të zhvillojë kancer të lëkurës, në çdo moshë. Kanceri i lekures prek me shume moshen mbi 50 vjeç, ose personat që kanë patur ekspozim te zgjatur ne dielli, por ndodh edhe në pacientë me më pak "rrezik".
Ju jeni në rrezik veçanërisht të lartë të zhvillimit të kancerit të lëkurës nëse:
Keni lëkurë me ngjyre te hapur ose jeni të prirur për djegie nga dielli
Keni pesuar djegie te vazhdueshme nga dielli gjate femijerise
Kaloni shumë kohë në diell ( për punë ose kohë të lirë)
Përdorni kabinat solare
Keni më shumë se 50 nishane në të gjithë trupin tuaj
Keni një histori familjare të kancerit të lëkurës
Jeni mbi moshën 50 vjeç
Keni bërë një transplant organi