Euromelanoma.eu

Rreth Euromelanomas

 

Qëllimi i Euromelanomës është të promovojë dhe shpërndajë informacion mbi parandalimin e kancerit të lëkurës, diagnozës së hershme dhe trajtimit. Ne drejtohemi nga një rrjet dermatologësh Europiane të cilët zemërgjërësisht i dedikojnë kohën e tyre kësaj kauze.

 

FAQJA KRYESORE

 

Qëllimi i Euromelanomës është të promovojë dhe shpërndajë informacion mbi parandalimin e kancerit të lëkurës, diagnozës së hershme dhe trajtimit. Ne drejtohemi nga një rrjet dermatologesh Europiane të cilët zemërgjërësisht i dedikojnë kohën e tyre kësaj kauze.

 

Aktivitetet tona janë fokusuar që të arrijnë të kenë vëmendjen e tre aktorëve kryesorë: publikut të gjërë, komunitetit shkencor dhe politikbërësve Europiane dhe Kombëtarë.

 

Për publikun: nëpërmjet websit-it të Euromelanomës (i cili është vizituar prej më shumë se 1 milion vetë) dhe një fushatë ndërgjegjësimi publiku vjetore, ne promovojmë njohuritë e përgjithshme mbi kancerin e lëkurës, parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e tij. Këto aktivitete arrijnë kulmin e tyre në një screening publik gjatë një dite të vetme të quajtur “Euromelanoma Screening Day”. Rreth 450.000 vetë kanë përfituar ekzaminim falas të lëkurës gjatë kësaj dite.

 

Për dermatologët dhe komunitetin më të gjërë mjekësor, në mënyrë të rregullt ne ndajmë njohuri, praktika më të mira nëpërmjet publikimeve shkencore në mënyrë që të përmirësojmë kujdesin ndaj pacienteve me kancer të lëkurës.

 

Për qeverisjen, ne organizojmë evente speciale në mënyrë që trajtimi i kancerit të lëkurës të njihet dhe mbështetet nga sistemi shëndetësor dhe politikat përkatëse.

 

Që prej ditës së themelimit në 1999 nga gjashte dermatologe (T. Maselis, M. van Daele, C. Pirard, V. del Marmol, B. Richert, dhe K. de Boulle) Euromelanoma është përhapur në mënyrë të shpejtë në kontinent dhe sot është aktive në 33 vende.

 

Video të ngjashme

 

A short film from Euromelanoma about life after skin cancer diagnosis

 

 

A short film from Euromelanoma about life after skin cancer diagnosis (with English subtitles)

 

Ka mundësi që s’është asgjë

 

Një video e shkurtër nga Euromelanoma për nevojën për të kontrolluar nishanet e dyshimta. Po, "ndoshta nuk është asgjë", por është gjithmonë më mirë që të shikohet nga një mjek ose dermatolog.

 

Kontrolloni për melanomën malinje në dy minuta

 

Kjo video tregon sa sa vdekjeprurëse është kjo sëmundje në tre hapa të thjeshtë.

 

 

Fushatat tona të fundit

 

EUROMELANOMA është fushata zyrtare për parandalimin e kancerit të lëkurës nga EADO.