Rreth Euromelanomas

Qëllimi i Euromelanomës është të promovojë dhe shpërndajë informacion mbi parandalimin e kancerit të lëkurës, diagnozës së hershme dhe trajtimit. Ne drejtohemi nga një rrjet dermatologësh Europiane të cilët zemërgjërësisht i dedikojnë kohën e tyre kësaj kauze.

 

Aktivitetet tona janë fokusuar që të arrijnë të kenë vëmendjen e tre aktorëve kryesorë: publikut të gjërë, komunitetit shkencor dhe politikbërësve Europianë dhe Kombëtarë.

 

Për publikun: nëpërmjet websit-it të Euromelanomës (i cili është vizituar prej më shumë se 1 milion vetë) dhe një fushatë ndërgjegjesimi publiku vjetore, ne promovojmë njohuritë e përgjithshme mbi kancerin e lëkurës, parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e tij. Këto aktivitete arrijnë kulmin e tyre në një screening publik gjatë një dite të vetme të quajtur “Euromelanoma Screening Day”. Rreth 450.000 vetë kanë përfituar ekzaminim falas të lëkurës gjatë kësaj dite.

 

Për dermatologët dhe komunitetin më të gjërë mjekësor, në mënyrë të rregullt ne ndajmë njohuri, praktika më të mira nëpërmjet publikimeve shkencore në mënyrë që të përmirësojmë kujdesin ndaj pacienteve me kancer të lëkurës.

 

Për qeverisjen, ne organizojmë evente speciale në mënyrë që trajtimi i kancerit të lëkurës të njihet dhe mbeshtetet nga sistemi shëndetsor dhe politikat përkatëse.

 

Që prej ditës së themelimit në 1999 nga gjashtë dermatologë (T. Maselis, M. van Daele, C. Pirard, V. del Marmol, B. Richert, dhe  K. de Boulle) Euromelanoma është përhapur në mënyrë të shpejtë në kontinent dhe sot është aktive në 33 vende.

 

Disclaimer: only websites that include euromelanoma.org are official Euromelanoma websites. 

 

Euromelanoma takes no responsibility for Euromelanoma internet domain extensions that do not include the ‘.org’ suffix.