Parandaloni kancerin e lëkurës

Kanceri i lëkurës është një nga kanceret më të shmangshëm. Për shkak se kanceri i lëkurës mund të diagnostikohet me sy te lire , ai mund te zbulohet ne fazat e hershme dhe meqenese faktori kryesor i rrezikut eshte ekspozimi ne diell, ne mund te ndryshojme sjelljen tone karshi ketij ekspozimi.

 

Veshja e rrobave mbrojtëse, shmangia nga rrezet e diellit direkte midis orës 11 dhe 3 pasdite gjatë verës (kur rrezatimi UV është në kulmin e saj), qendrimi ne  hije dhe aplikimi i rregullt i kremit mbrojtes janë mjetet kryesore të rekomanduara për mbrojtjen ndaj UV.

 

Individët me sy të kaltër, flokë të kuq ose flokëverdhë, që digjen lehtësisht nga dielli, qe nuk nxihen dhe jane te mbushur me quka jane me te rrezikuarit per te zhvilluar kancer lekure.

 

Kujdes i veçantë duhet të merret për të mbrojtur fëmijët, pasi ekspozimi ndaj diellit gjatë fëmijërisë rrit rrezikun e përjetshëm të kancerit të lëkurës.

 

Parandalimi parësor do të thotë të pengosh zhvillimin e sëmundjes përpara se ajo të ndodhë dhe konsiston kryesisht në limitin e ekspozimit në rrezet UV.

 

Ka disa mënyra ekspozimi në diell:

 

  1. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit në mënyrë të pavullnetshme - kohë e harxhuar në rrezet e diellit gjatë aktiviteteve të rutinës ditore.

  2. Ekpozimi në rrezet e diellit gjatë fazës rekreative - kohë e harxhuar gjatë aktiviteteve rekreative dhe sportive në rrezet UV.

  3. Ekspozimi si pasojë e punësimit - kohë e harxhuar në diell nga persona që punojnë në kushte të jashtme atmosferike si fermerë, roje bregdetare, postierë). 

  4. Ekspozimi i qëllimshëm në rrezet e diellit - kohë e harxhuar në diell si pasojë e dëshirës për të marë ngjyrë.

 

Parandalimi dytësor nënkupton diagnostikimin e tij në fazat e hershme në mënyrë që të trajtohet me sukses sëmundja.  Kjo nënkupton kryerjen e vetë egzaminimeve të rregullta, njohjen  e faktorëve të rrezikut dhe vizita të rregullta te dermatologu juaj për një check up të lëkurës.