Gjërat që duhet të pyesni mjekun tuaj
Pavarësisht rezultatit të konsultimit me doktorin tuaj, është mjaft e rëndësishme që ju të mësoni sa më shumë rreth situatës në të cilën jeni. Sa më mirë e kuptoni diagnozën tuaj, aq më shumë do keni në kontroll situatën e patologjisë tuaj.
Pyetjet e mëposhtme mund të jenë të nëvojshme gjatë takimit tuaj.
-
Cila është diagnoza dhe implikimet e saj?
-
Nëqoftëse është i nevojshem trajtimi, cilat janë opsionet e mundshme?
-
Çfarë trajtimi rekomandon mjeku dhe pse?
-
Cilat janë mundësitë e një trajtimi të suksesshëm?
-
Nëqoftëse trajtimi del me sukses, sa mundësi ka rekurenca?
-
Sa shpesh duhet të kontrollohem?
-
Çfare ndjekje të mëtejshme duhet të bëj?
-
Duhet të ndryshoj mënyrën timë të jetesës? Dhe nëqoftëse po, çfarë duhet të ndryshoj?
-
Çfare lloj suporti psikologjik është i mundur?
Mbani mend, nuk ka asnjë problem nëqoftëse i kërkoni mjekut tuaj të përsërisë disa herë diçka që nuk e keni kuptuar, në mënyrë që ta kuptoni drejt. Gjithashtu merrni në konsideratë të keni me vete një pjesëtar të familjes apo një mik me ju gjatë takimit me mjekun.
