Cfarë të kërkoni
Lezionet e lëkurës janë anomali që ndodhin në sipërfaqen e lëkurës. Ato zakonisht shfaqen në moshat e mëdha , por mund të jenë prezent në çdo fazë të jetës tuaj. Lezionet e lëkurës janë të zakonshme dhe zakonisht të padëmshme, por herë pas here ato mund të jenë shenja paralajmëruese për diçka më serioze, përfshirë kancerin e lëkurës.
Për fat të mirë, lezionet kanceroze mund të identifikohen ne fazat e hershme , duke lejuar që kanceri të trajtohet në mënyrë më efektive. Klikoni në karcinomën e qelizave bazale, karcinomën skuamoze të qelizave, keratozën aktinike dhe faqet e melanomës për të mësuar më shumë rreth llojeve të ndryshme të lezioneve të lëkurës si te monitorohen.
Gjerësisht, ju duhet të monitoroni lëkurën tuaj për njolla që:
-
Ndryshojne ngjyrën, madhësinë ose formën
-
Duken ndryshe klinikisht krahasuar me pjesën tjetër
-
Janë asimetrike ose kanë kufij të pabarabartë
-
Janë më të gjera se 6 mm
-
Janë me sipërfaqe të ashpër në prekje
-
Kanë më shumë ngjyra
-
Kruhen
-
Janë hemoragjike
-
Janë si lezione perle në dukje
-
Duken si plagë që nuk shërohen
Mos supozoni se një vend i dyshimtë është i padëmshëm vetëm sepse nuk dhemb. Jo të gjitha lezionet kancerogjene janë të dhimbshme.
Rregulli ABCDE
Një mënyrë e thjeshtë për të kujtuar disa nga këto shenja është rregulli ABCDE.
A
A është lezioni asimetrik?
B
A ka kufij të padallueshëm apo të pabarabartë?
C
A e ndryshon ngjyrën?
D
A është më i madh se 6 mm në Diametër?
E
A ka evoluar madhësia, forma apo sjellja e saj me kalimin e kohës?
Shenja e “patokut të shëmtuar”
Të gjitha nevuset tuaja duhet të duken mjaft të ngjashme; të njëjtën formë dhe ngjyrë. Nëse shfaqet një lezion i ri që është i ndryshëm nga pjesa tjetër, mund të jetë i dyshimtë. Kjo quhet shenja e “patokut te shemtuar”.