Si dhe ku të kërkoni

Duhen veç disa minuta një herë në muaj për të kërkuar nëse keni kancer lëkure. Eshtë shumë i lehtë për tu bërë si ekzaminim dhe mendoni që mund tju shpëtojë jetën.

 

Zbrisni më poshtë për të parë hap pas hapi udhëzuesin për kontrollin e lëkurës. Ne kemi përgatitur dhe një video zbavitese “The skin check tango” për tju ndihmuar si të mësoni të kontrolloni lëkurën e një personi tjetër.

 

Ju do keni nevojë për një hapësirë të ndriçuar mirë përballë një pasqyre të plotë dhe duhet të siguroheni të keni një pasqyrë dore gjithashtu, një karrike, një tharëse flokësh apo një krëhër, një kamera dixhitale, një laps apo stilolaps dhe letër në mënyrë që të regjistroni çdo gjë që zbuloni.

 

Kujtohuni, disa simptoma të kancerit të lëkurës mund të preken me dorë më mirë se sa të shihen. Mos u mbështesni vetëm tek sytë tuaj - prekni me duar çdo pjesë të trupit tuaj.

 

Step-by-step guide to checking your own skin.