Kush është i rrezikuar për kancer të lëkurës?

Çdokush mund të zhvillojë kancer të lëkurës, në çdo moshë. Kanceri i lekures prek me shume moshen mbi 50 vjeç, ose personat që kanë patur ekspozim te zgjatur ne dielli, por ndodh edhe në pacientë me më pak "rrezik".

 

Ju jeni në rrezik veçanërisht të lartë të zhvillimit të kancerit të lëkurës nëse:

 

  • Keni lëkurë me ngjyre te hapur ose jeni të prirur për djegie nga dielli

  • Keni pesuar djegie te vazhdueshme nga dielli gjate femijerise

  • Kaloni shumë kohë në diell ( për punë ose kohë të lirë)

  • Përdorni kabinat solare

  • Keni më shumë se 50 nishane në të gjithë trupin tuaj

  • Keni një histori familjare të kancerit të lëkurës

  • Jeni mbi moshën 50 vjeç

  • Keni bërë një transplant organi

 

Përveç pikave të përgjithshme të mësipërme, ekzistojnë faktorë rreziku specifik që vlejnë për dy llojet kryesore të kancerit të lëkurës; melanoma dhe jo-melanoma (NMSC).

 

Edhe nëse nuk konsideroheni në rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit të lëkurës tani, është e rëndësishme që të kuptoni shkaqet dhe shenjat. Vendimet që merrni tani do të ndikojnë në profilin tuaj të rrezikut më vonë në jetë. Të qenit i vetëdijshëm tani mund t'ju mbrojë më vonë ose t'ju ndihmojë të dalloni shenjat e kancerit të lëkurës tek një person i dashur.