Llojet e kancerit të lëkurës

Llojet e kancerit të lëkurës

 

Keratoza aktinike

Janë lezione prekanceroze; në 10 - 15% të rasteve ato mund të progredojne në karcinoma skuamoqelizore, kështu që ato duhet të mjekohen për të parandaluar përparimin. Kjo ndodh më së shpeshti te njerëzit e moshës mesatare dhe të moshuar, në zonat më të ekspozuara ndaj diellit, siç janë fytyra, qafa, veshët, pjesa e pasme e duarve dhe koka. Paraqitet si pllake e skuqur, e ashper, me pak skuama ne siperfaqe. 

 

Karcinoma skuamoqelizore

Kjo është forma e dytë më e zakonshme e kancerit të lëkurës, që paraqitet në zona të lëkurës që kanë pasur shumë ekspozim në diell, siç janë fytyra dhe koka. Paraqet si një nodus krustoz i cili mund të rritet shpejt dhe të bëhet i ulçeruar dhe me sekrecione në siperfaqe. Mund të përhapet me shpejtësi, veçanërisht nëse eshte e lokalizuar në buzë, veshë, gishta ose tek pacientët me deficite imunitare. Trajtimi kirurgjikal për të hequr lezionet është thelbesor.

 

Karcinoma bazoqelizore

Kjo është forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës, por edhe më pak e rrezikshmja. Në mënyrë tipike paraqet si një element i ngritur në lëkurë me një buzë të ndritshme, si perle, një plagë që nuk shërohet, ose një kruste që rritet ngadalë me kalimin e kohës. Nëse lihet pa trajtuar, mund të ulçerojë dhe te invadoje indet më të thella.

 

Melanoma 

Kjo është forma më pak e zakonshme e kancerit të lëkurës, por edhe më e rrezikshmja. Mund të prekë njerëzit e çdo moshë, ndryshe nga llojet e tjera të kancerit të lëkurës që janë më të zakonshme tek njerëzit e moshuar. Pamja klinike ndryshon shumë, mund të paraqitet si një njollë e hiperpigmentuar e cila ndryshon madhesinë, ngjyrën dhe konturet me kalimin e kohës. Por mund të paraqitet klinikisht edhe si një nyje me ngjyre të kuqe apo roze. Melanoma mund të përhapet në organet e brendshme prandaj kërkohet trajtim i menjëhershëm.

 

Merkel Cell Carcinoma

The lesion is asymptomatic, enlarges rapidly and is more frequent in immunosuppressed patients. 

 

In addition to these five main types of lesion, there are other, less common types of skin cancer.