Click here to select a country
or choose language for
INTERNATIONAL SITE
Go to International site
or choose
LOCATION AND LANGUAGE
Kanceri i lëkurës zakonisht shkaktohet nga rrezatimi ultraviolet por faktorët e rrezikut janë të shumtë. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultraviolet është shkaku më i shpeshtë i kancerit të lëkurës.
Dy tipet kryesorë të rrezatimit UV ndaj të cilit jeni ekspozuar depërtojnë në trashësi të ndryshme të lëkurës. Sa më shumë kohe kaloni në diell aq më shumë rrezet e tij fillojnë të dëmtojnë ADN-në e lëkurës dhe indet. Në më të mirën e rasteve ky dëmtim shkakton plakje të parakohshme dhe rrudha të lëkurës. Në rastin më të keq ky dëmtim çon në një lëkurë të dobët dhe eventualisht kancer të saj.
Ekspozimi i limituar në rrezet e diellit ka benefitet e veta. Rrezet UV-B stimulojnë prodhimin e vitaminës D3, e cila është e rëndësishme për një shëndet të mirë dhe sistem të fortë kockor. Për këtë arsye një dozë e vogël rrezatimi diellor çdo ditë është gjithçka na duhet.
Ndërsa rrezatimi diellor na bën të ndihemi mirë emocionalisht , dëmtimi që i shkakton lëkurës është më i madh së përfitimi në kohë të shkurtër që i bën humorit tonë.
Dëmtimi që dielli i shkakton lëkurës është i përhershëm. Ndërsa djegja nga dielli mund të zbehet, ndryshimet që i ndodhin lëkurës mbeten. Çdo ekpozim i rradhës në diell shton më shumë dëmtimet në sistemin dhe materialin tashmë të dobësuar imun dhe gjenetik të lëkurës.