Nxirja e lëkurës dhe kabinat solare

Nxirja e lëkurës

Nxirja është procesi me të cilin ngjyra e lëkurës është me e errët ose e nxirë. Nxirja e lëkurës,  qoftë nga koha e kaluar në një plazh, në një kabinë solare, apo përmes ekspozimit të rastësishëm, është i dëmshëm dhe i rrezikshëm.

 

Nxirja e  shkaktuar nga rrezatimi i dëmshëm ultravjollcë (UV) nga rrezet e diellit ose kabinat solare dhe nëse keni një të tillë, do të thotë që ADN-ja brenda lëkurës tuaj është dëmtuar. Dëmi kumulativ i shkaktuar nga rrezatimi UV mund të çojë në plakje të parakohshme të lëkurës (përfshirë rrudhat, lëkurën e dobët, njollat kafe), si dhe kancerin e lëkurës.

 

TË PAVËRTETA

TË VËRTETA

Nxirja në një kabinë solare është e shëndetshme.

Nxirja është rezultat i mbrojtjes që organizmi juaj bën nga rrezet UV.

Nxirja në kabinë të mbron nga dielli.   

Nxirja e lëkurës në një lëkurë të hapët ofron një SPF 4.

Nuk mund të nxiheni në një ditë me re.   

Deri në 80% të rrezatimit UV diellor mund të depërtojnë në mbulesën e dritës së reve.

Nuk mund të nxiheni kur jeni në ujë.

Uji ofron vetëm një mbrojtje minimale karshi rrezatimit ultraviolet dhe reflektimi i rrezeve në ujë rrit ekspozimin karshi rrezeve UV.

Rrezatimi UV në dimër nuk është i rrëzikshëm.

Rrezatimi UV është përgjithësisht më i ulët gjatë muajve të dimrit, por reflektimi i borës mund të dyfishojë ekspozimin tuaj të përgjithshëm, veçanërisht në lartësi të madhe.

 

Kremërat mund të më mbrojnë mua kështu që mund të rri në ujë sa të dua.

Kremrat e diellit nuk kanë për qëllim të rrisin kohën e ekspozimit të diellit, por të rrisin mbrojtjen gjatë ekspozimit të pashmangshëm. Mbrojtja që ata ofrojnë varet në mënyrë kritike nga perdorimi i saktë i tyre.

Nëqoftëse bën pushime të herpashershme gjatë banjës ti sdo të digjesh.

Ekspozimi ndaj rrezeve UV është kumulativ gjatë gjithë ditës.

 

Nëqoftëse nuk ndjen ngrohtësinë e rrezeve të diellit ti nuk do digjesh.

Djegja nga dielli shkaktohet edhe nga ato rreze Uv që ju nuk i ndjeni.

Kabinat solare

 

Përdorimi i kabinave solare duhet të shmanget plotësisht. Në fakt, njerëzit që përdorin rrezet e diellit ultravjollcë (UV) ne kabinat solare kane  74 përqind më shumë të ngjarë të zhvillojnë melanoma sesa ata që nuk i kanë përdorur kurrë ato. Rrezet UV te emetuara nga kabinat solare  gjithashtu mund të dëmtojnë ADN-në në qelizat tuaja të lëkurës, dhe me kalimin e kohës ky  dem mund të jete i mjaftueshem  për të shkaktuar kancer të lëkurës.

 

Kabinat solare  ndonjëherë mund të tregtohen si një mënyrë e kontrolluar për të marrë një nxirje sa  më të sigurt. Në realitet, keto kabina  nuk janë më të sigurta se ekspozimi ne diell, dhe studimet kanë treguar se ato nuk japin asnje përfitim pozitiv për shëndetin.

 

Profesionistët e shëndetësisë në shumë vende po përpiqen të perpilojne dhe zbatojne nje ligj  kundër përdorimit të kabinave te diellit , dhe disa vende evropiane tashmë kanë ndaluar përdorimin e tyre nga njerëz nën moshën 18 vjeç.